• |
ide | kryesore

E quajtën autogol, Dybala “i shkruan” Uefa-s: “Më jepni dygolëshin?”

-Instant, Sport



Paulo Dybala ka rigjetur golin e buzëqeshjen në mbrëmjen e Budapestit. Kundër Ferencvaros Joya është zhbllokuar pas një periudhe të vështirë, duke shënuar golin e 3-0 e duke bërë goiditjen edhe në atë të 4-0, që Uefa e ka shënuar si një autogol të Dvali, duke parë ndërhyrjen e cekuilibruar të mbrojtësit përpara se topi të kalonte linjën e portës.

Në përfundim të mbrëmjes në llogarinë Tëitter zyrtare, Federata Europiane ka dashur të saktësojë Dybalan si i vetmi lojtar bardhezi i aftë të shënojë në Champions League në 6 sezonet e fundit radhazi e ai me shaka i është përgjigjur: “Për të festuar a mund të më akordoni dygolëshin?”. Një sinjal i qartë se edhe humori i argjentinasit është kthyer në nivele të larta…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *