• |
ide | kryesore

“E turpshme, mbrojnë si fëmijë 10 vjeçarë”: Scholes e Ferdinand bëjnë copash United

-Instant, Sport



Shi kritikash për skuadrën e Solskjaer, që në kampionat është në vendin e 15 por që në Champions dukej se kishte gjetur hapin e duhur. Në Turqi, kështjella e letrës u shemb, edhe falë një goli të pësuar në mënyrë skandaloze, që ka tërbuar dy ish-lojtarë të mëdhenj të United.

E të mendosh që Djajtë në fillim mundëm PSG në Parc des Princes e më pas shkatërruan Leipzig 5-0 në Old Trafford. Nuk është në fakt vetëm humbja, por edhe mënyra si erdhi ajo, që ka sjellë reagimin e ashpër. Në një këndore United…harron të lërë pas ndonjë lojtar dhe Demba Ba mund të shkojë qetësisht drejt portës. Dicka që, shpjegon Paul Scholes në BT Sports, nuk mund ti ndodhë një klubi të madh e të lavdishëm si ai anglez: “Është punë fëmijësh 10 vjec… një dicka vërtetë e sikletshme”. E ish-mesfushori vazhdon: “E kuptoj që mund të ndodhë nëse është minuta e fundit, por kishin kaluar po apo jo 10 minuta nga fillimi. Është e pakuptueshme, si mund të mos lësh asnjë në mbrojtje të portës?”.

Në të njëjtën linjë me Scholes është edhe Rio Ferdinand, që nga cështjet e mbrojtjes kupton mirë: “Shpresoj që në dhomat e zhveshjes po kërkojnë fajtorin”. Jo se tek goli i dytë shkon më mirë, me një top të rrëmbyer nga turqit e tre mbrojtës të United që markuan njëri tjetrin duke lënë të lirë Visca, të shënonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *