• |
ide | kryesore

Europa League, raundi i tretë i fazës së grupeve: Milan kërkon të kthehet i madh, Lille e sfidon

-Instant, F1, Sport



Europa League luan ndeshjet e treta të grupeve, në të cilat vendoset jo pak mbi objektivat e pretendetëve për kualifikim. Kështu me përjashtime të vogla, këto ndeshje do të përcaktojnë forcat e para të grupeve, gjë që kërkon ta bëjë absolutisht Milan, kur përballë të ketë skuadrën tjetër të pamundur të grupit, Lille. Në San Siro luhet për kreun e grupit H, pavarësisht se kuqezinjtë janë me pikë të plota, ndërsa francezët kanë një fitore e një barazim.

Pasi kanë siguruar rezultate pozitive, respektivisht ndaj Sparta Prague e Celtic dy formacionet kërkojnë konfirmimin. Milan me suksesin 1-2 me Udinesen e ka cuar serinë e ndeshjeve pa humbje në 24, ndërsa francezët kanë nisur të ndjejnë disi turnoverin e detyruar për shkak të intensiteit të ndeshjeve. Skuadra e Christophe Galtier ka barazuar tashmë në tre takimet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke llogaritur edhe ato në Ligue 1 kundër Nice e Lyon. Mateo Musacchio është pranë rikthimit për Milan pas operacionit në kavilje, edhe pse nuk është ende gati, ndërsa Samu Castillejo nuk do të jetë në dispozicion. 39 vitet mbi shpinë nuk janë motiv që Ibrahimovic të pushojë, por Pioli është i tentuar të bëjë turnover. Diaz, Sandro Tonali e Ante Rebic janë ndër ata që mund ta nisin si titullarë, ndërsa Calhanoglu mund të pushojë. Në anën tjetër Galtier ka nevojë për formacionin më të mirë, për të patur një shans të fitojë ndeshjen dhe është ekzaktësisht ajo që tekniku do të bëjë. Jose Fonte, 36 vjecari i Lille, mund ti lëshojë vendin Adama Soumaoro, ndërsa pas pushimit në kampionat 20 vjecari Jonathan David duhet të kthehet në fushë në San Siro.

Në ndeshjet e tjera, Roma e Kumbullës e Cluj, por edhe Arsenal e Molde do ti zgjidhin diskutimet për vendin e parë në grupin A e B në sfidat direkte mes tyre. Situata më e paqartë është në grupin C, ku të gjithë janë me nga tre pikë, duke mos patur asnjë favorit mes Hapoel, Leverkusen, Slavia e Nice. Në grupin F, Napoli i Hysajt duhet të reagojë në Kroaci përballë Rijekës, për të mos parë ti shuhet ëndërra europiane para kohe. Skuadra e Gattuso me 3 pikë duhet të mos lejojë arratinë e Sociedad. Në detyrim fitore është edhe Tottenham, në vendin e dytë në Grupin J, ku Mourinho pas disfatës me Antëerp do të kërkojë shpagim në Ludogorets.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
18:55 Roma ? – ? CFR Cluj
21:00 Young Boys ? – ? PFC CSKA-Sofia
EUROPA LEAGUE – GROUP B
18:55 Rapid Wien ? – ? Dundalk
21:00 Arsenal ? – ? Molde
EUROPA LEAGUE – GROUP C
18:55 Hapoel Beer Sheva ? – ? Bayer Leverkusen
18:55 Slavia Prague ? – ? Nice
EUROPA LEAGUE – GROUP D
18:55 Benfica ? – ? Rangers
18:55 Lech Poznan ? – ? Standard Liege
EUROPA LEAGUE – GROUP E
18:55 Omonia Nicosia ? – ? Granada
18:55 PAOK Thessaloniki FC ? – ? PSV Eindhoven
EUROPA LEAGUE – GROUP F
18:55 Real Sociedad ? – ? AZ Alkmaar
18:55 Rijeka ? – ? SSC Napoli
EUROPA LEAGUE – GROUP G
21:00 Leicester City ? – ? SC Braga
21:00 Zorya ? – ? AEK Athens
EUROPA LEAGUE – GROUP H
21:00 AC Milan ? – ? Lille
21:00 Celtic ? – ? Sparta Prague
EUROPA LEAGUE – GROUP I
18:55 Sivasspor ? – ? Qarabag FK
21:00 Villarreal ? – ? Maccabi Tel Aviv
EUROPA LEAGUE – GROUP J
18:55 Ludogorets Razgrad ? – ? Tottenham Hotspur
21:00 Royal Antwerp ? – ? LASK
EUROPA LEAGUE – GROUP K
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? Wolfsberger AC
21:00 Feyenoord ? – ? CSKA Moscow
EUROPA LEAGUE – GROUP L
21:00 FK Crvena Zvezda ? – ? Gent
21:00 Hoffenheim ? – ? Slovan Liberec



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *