• |
ide | kryesore

Gara për president/ Ekipi i Trump ngre padi edhe për Nevadën, vazhdon numërimi në disa shtete

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekipi elektoral i presidentit Donald Trump ka njoftuar se do të nisë një proces gjyqësor në Nevada, nën pretendimin e mashtrimit të votuesve. Richard Grenell, ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare do të mbajë një konferencë shtypi në Las Vegas për të njoftuar se fushata Trump po paraqet një proces gjyqësor, duke kërkuar të ndalojë numërimin e votave që arrijnë pas 3 nëntorit në qendrat e numërimit. Zyrtarë të fushatës Trump pretendon se të paktën 10,000 njerëz votuan në atë shtet pavarësisht se nuk jetonin më atje.

Në Georgia mbeten edhe afro 50 mijë vota për t’u numëruar. Sekretari i Shtetit të Georgia-s, Brad Raffensperger pritet që të japë një përditësim të numërimit rreth orës 16:30. Ndërkohë Alaska, Arizona, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvania janë gjithashtu shumë afër shpalljes së fituesit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *