• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës

Lajme, Të fundit



Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës. Thaçi njoftoi se Tribunali Special ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij

“Sot më shumë se kurrë ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tre dekada. Kemi fituar liri dhe pavarësi dhe po ndërtojmë vendin tonë. Akt akuza ndaj meje është çmimi i radhës që duhet paguar për lirinë e vendit tonë. Unë jam me fat që e kam parë me sytë e mij dhe kam parë ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK. Jam krenar që me NATO-n kemi luftuar regjimin e Millosheviçit, duke fituar lirinë. Jemi popull liridashës, por jo hakmarrës. Prandaj asnjë pretendim nuk mund të rishkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori. Synimi ynë është Kosova e lirë, si atdhe i të gjithë qytetarëve tanë. Ashtu të dashur qytetarë nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që në gjyq të dalë presidenti i Kosovës. Duke respektuar partneritetin me ndërkombëtarët sot jap dorëheqjen si president i Kosovës”, tha Thaçi.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tani dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.



7 Comments

  1. IKE ME BISHT NDER SHALE OR HASHIM ,SHPRESOJ SE EDHE DULLA KOTI DHE BATON HAXHIU TE FUTEN NE TE NJEJTIN THESE thotë:

    SHUME MIRE KE BERE ,SHPRESOJ SE EDHE DULLA KOTI TE TE IK ME BISHT NDER SHALE SI ZAGAR,TANI PERKRAHNI MINI SCHENGENIN EDI RAMA -ALEXANDER VUCIC

  2. Ka 20 vite cfar beri per kosoven KOSOVEN E CLIROJ AMERIKA PAVARSIN JA RUGOVA BERISHA DHE BUSH KY CFARE BERI ELEMINOJ KUNDERSHTARET POLITIK BURG………..

  3. Ky e hongri se i besoj palloshit te Shqiperis. Paste komen e mare dhe e merr me vete edhe kete palloshin e gjate bashke me tigrat e ujqit qe ka pas vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *