• |
ide | kryesore

I infektuar me Covid, shtrohet me urgjencë në spital kreu i Kishës Serbe, patriarku Irenej

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irenej është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga Kisha Ortodokse Serbe përmes një deklarate të lëshuar sonte në mesnatë. Irenej ndodhet i shtruar në spital në Beograd. Në deklaratë thuhet se gjendja e tij është e qëndrueshme. Kleriku ka ethe, por deri më tani nuk paraqet rrezik. Të dielën që shkoi Irenej mori pjesë në ceremoninë mortore të varrimit të Amfilohies, kreu të Kishës Ortodokse të Malit të Zi, i cili vdiq nga covid 19. Gjatë asaj ceremonie u vu re shpërkujdesja e njerëzve në respektimin e masave antiCovid.

©LAPSI.al



4 Comments

  1. Zoti eshte i madh, i hjekte nga kjo bote te gjithe ata klerike te cdo besimi qe predikojne perqarje mes njerzve per shkak besimit, krime, urrejtje e luftra ne Emer te TIJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *