• |
ide | kryesore

Gjykata publikon akuzat/ Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të përfshirë në vrasje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një komunikate të publikuar mbrëmjen e së enjtes Gjykata Speciale ka njoftuar zyrtarisht se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për vrasje, trajtim mizor, zhdukje me forcë të personave në periudhën mars 1998-shtator 1999.

Ata akuzohen edhe për vrasje në Shqipëri ndërsa përmendet se ndër viktimat kanë qenë edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas konfirmimit se të 4 këta zyrtarë janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, Specialja ka publikuar aktakuzat ndaj tyre.

“Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”.

Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Ndër viktimat përfshihen “persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”.

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”, – thuhet në përshkrimin e shkurtër që Specialja i ka bërë aktakuzës.

Na faqen 9 të kësaj aktakuze përmenden edhe emrat e ish-ushtarëve Fatmir Limaj, Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

“Anëtarët e tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale përfshinin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa politikë të tjerë të UÇK-së udhëheqësit ushtarakë, përfshirë anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; Ministrat dhe zv ministrat; Komandantët e zonës së UÇK-së, zëvendëskomandantët e zonës dhe anëtarët e tjerë të shtabet e komandës së zonës; komandantët e brigadave dhe njësive; komandantët dhe anëtarët e shërbimet e policisë dhe inteligjencës së UÇK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së; dhe të tjerët që veprojnë në emër të UÇK-së (së bashku me Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI, kolektivisht)

Secili prej këtyre individëve, me veprimet ose mosveprimet e tij ose të saj, kontribuoi në arritjen e qëllimit të përbashkët. Disa ose të gjithë këta individë ishin jo anëtarë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, por janë përdorur nga anëtarët e përbashkët ndërmarrje kriminale për të kryer krime të kryera në përparim të së përbashkëtës qëllimi” – thuhet në aktakuzë.

Më tej, Specialja ka thënë se do të njoftojë me kohë për datën dhe orarin e paraqitjeve të para të tyre para gjykatësit të procedurës paraprake.

2 ditët e fundit kanë qenë të trazuara në Kosovë. Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kur në shtëpinë e ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi ia behën forca të shumta të EULEX të cilat ushtruan kontrolle dhe në fund të saj morën me vete Krasniqin. Disa orë më pas u konfirmuan akuzat edhe për kreun e grupit parlamentar të VV, Rexhep Selimi.

Paraditen e së enjtes u konfirmuan akuzat edhe për kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe Presidentin Hashim Thaçi. Ky i fundit njoftoi menjëherë dorëheqjen dhe u dorëzua në zyrat e EULEX. Me një avion ushtarak, ish-ushtarakët e UÇK-së u nisën për në Hagë. Në seancën e parë që do të zhvillohet do të shihen se si do të vazhdojë gjykimi ndaj tyre, në qeli apo në gjesnje të lirë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kosova nuk është më e mirë pa Hashim Thaçin



4 Comments

  1. Zdromsat e Tiranes mos na solidarizohen gjasme me foto te rastit me liderat e Kosoves sepse kjo eshte e rende dhe ka pasoja dhe per shtetin Shqipetar. Prandaj autoritetet tona duhet te reagojne me te gjitha mjetet nese pretendohet se nje pjese e ketyre krimeve jane kryer ne territorin e Republikes se Shqiperise.

  2. Qysh ne permbledhje,kjo duket qe eshte nje akt-akuze e stisur ne skutat e Serbise.Vetem se kane harruar te shtojne edhe vrasjet e ushtareve,miliceve dhe cetnikeve terroriste serbe,meqe kane quajtur krim vrasjet apo burgosjet e bashkepuntoreve (spiuneve) te Serbise.
    Ne lufte, ndalohet keqtrajtimi i te burgosurve,jo burgosja.

  3. Beogradi ka perdorur dosjen faktmbledhese te Lulzim Bashes dhe Argita Berishes per “krimet” e komandanteve te UCK ne Kosove, me te cilat eshte furnizuar Dick Martin per te ngritur akuzat.

    Lulzim Basha ka ardhur i kamufluar deri ne Burrel e Fushe-kruje si inxhinier bashke me perfaqesues te Gjykates Nderkombetare per te gjetur prova per transplantin e organeve.

    Me sa duket Berisha, teksa ka deklaruar nje version te ri per “Shtepin e Verdhe” ne Burrel, kerkon te shmange pergjegjesine e Vajzes se tij Argita Berisha dhe “djalit” politik Lulzim Basha ne kete maskarade.

  4. Kan denoncime konkrete nga UÇK E LDK PER KRIMET E THACIT E VESELIT PER PERFITIME TE MEDHA FINANCIATE GJAT LUFTES E PAS LUFTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *