• |
ide | kryesore

Lëviznin pa maska, policia gjobit 619 qytetarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin, patrullat e përgjithshme dhe ato të policisë rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.



2 Comments

  1. O cdo kenaqen ministrat e ministreshat duke embelsuar trupin ne carcafe 1000 euro nata ne

    hotelet luksoxe te europes.

  2. Duke u kthyer nga puna tek sheshi i flamurit me ndalojne dy police .O zoteri therresin sikur ishin ne pyll.Ktheva koken prapa nuk kisha as nje person .Mund te ishte 20-30 meter larg ,edhe para nuk kisha Ktheva koken anash kur ate po me drejtoheshin mua .Ku e ke masken -ku e ke masken.Ja ku e kam i thashe .Pse nuk e ve me thote njeri qe hiqeshe me -k.r derr .E kisha vene deri tani i thashe kur zbrita nga kamioni e hoqa sepse eshte e lagur nga djersa.Une nuk kam dale xhiro i thashe po vij nga puna.Po edhe une ne pune jam.Shikoje preke me dore masken eshte ter djerse .Edhe une ter djerse e kam por e mbaj me tha tjetri.Mire more shoke polica iu drejtova ju kini shume te drejte me kete ligj idiot qe kane nxjerre.Ai shikoni njerzit tek ky lokali ketu qe jane bythe -per bythe dhe goje per goje.Apo ketu nuk hyn virusi sepse ka shume njerez dhe mos ndeshet me ndonje pijanec.Megjithe ate ju kini te drejte ju drejtova .Keshtu thuaj -po tani ike dhe vere masken.A e shikoni ne cfare caqe kalon injoranca dhe idiotesia e ketyre njerzeve .Ivetem pa patur njerez as nga para ,as prapa ,as anash keta police dhijare mu drejtuan mua ,kurse ne lokal ishte sikur beheshin mbledhjet e -PARTISE-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *