• |
ide | kryesore

“Mesazhet nga dy femra shkaktuan sherrin”: e fejuara e Giggs i kapi bisedën kompromentuese

-Instant, Sport



Ryan Giggs nuk është ndonjë shenjt jashtë fushës, e kjo dihej. Mjafton të pyesësh të vëllain Rhodri, që vetëm ca vite më parë zbuloi se ish-lojtari i Manchester United e trajneri aktual i Uellsit kishte një lidhje me gruan e tij (dmth, kunata e Giggs) prej gati një dekade. Kështu, ish-numrit 11 i pëlqejnë femrat dhe e ka të vështirë pjesën e besnikërisë. Kjo sipas The Sun, mund të jetë motivi përse uellsiani është arrestuar fundjavën e kaluar pas një sherri të dhunshëm me të fejuarën.

TRADHËTIA – Tabloidi anglez ka zbuluar se cfarë e shkaktoi sherrin që coi në ardhjen e forcave të rendit në shtëpinë prej dy milionë stërlinash në pronësi të Giggs: dyshimi është se uellsiani po tradhëtonte të fejuarën. E jo vetëm me një, por me dy femra, si shpjegoi një burim i The Sun. “Kate ka duaruar që Giggs e tradhëtonte. Kishte një lloj prblemi me besimin tek ai, pastaj gjeti mesazhet ku flirtonte me të tjera”. Kjo ka mjaftuar që Kate Greville, partnere e Giggs nga 2018, ti kërkojë shpjegime teknikut të Uellsit.

PANKINA – “Kate e di se kush janë këto femra. Njëra punon në Londër, bën PR e një futbollisti shumë të famshëm. Tjetra është një modele që jeton në Cheshire. Janë të dyja më të reja se Giggs, dy vajza shumë glamour”. E nga ai moment ka lindur debati, që coi në ardhjen e policsë që gjeti shenja dhuna tek e fejuara. Një histori që rrezikon ti humbasë Giggs edhe pankinën e Uellsit, me Federatën që i ka shpjeguar teknikut se nuk do të jetë në pankinë për ndeshjet e ardhshme. Por nëse akuzat konfirmohen, nuk përjashtohet që drejtuesit e futbollit uellsian të vendosin ta zëvendësojnë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *