• |
ide | kryesore

Serbët nxjerrin VIDEON/ Kur Biden kërkonte të bombardohej Beogradi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat serbe kanë mbështetur në përgjithësi Donald Trump në fushatën presidenciale amerikane. Edhe lobi serb në SHBA bëri apele të shumta për të votuar kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Ditët e fundit mediat serbe kanë rrëmuar nëpër arkiva dhe kanë nxjerrë edhe një video të vjetër të Joe Biden e vitit 1998 gjatë një debati në senatin amerikan për konfliktin Kosovës – Serbi.

“Unë sugjerova që të bombardojmë Beogradin, kërkova të dërgoja pilotët amerikanë atje dhe të hidhja në erë të gjitha urat në Drin,” – është shprehur Biden.

“Alo.rs” që ka botuar videon e cila është bërë virale shkon edhe më tej duke e krahasuar Biden me Hitlerin duke u bërë thirrje serbëve të mos “harrojnë ligësinë e tij”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=dwAkj5Lzq4c



10 Comments

    1. Booo, ke share miliona Amerikane. Ishalla sta lexon komentin Ambasada USA se te gjejne me anen e IPse se pajisjes nga ke shkruar dhe ta bene gropen

      1. Shava trumpofilat e kafeve te fshatit tone. Pastaj edhe sikur, prape dhe keta te tjeret qe permende ti do me rruanin trapin, se kam lirine e fjales, nje koncept qe ti o bir komunisti smund ta kuptosh kurre.

    2. O cop mishi me dy sy, pa voten e republikaneve ne senat asnje hap nuk do ishte marre, ne i kemi pas si demokratet e republikan nga ana jone, mos merrni pozicion se do jete me keq per ne.

  1. Ky eshte presidenti qe I duhet botes dhe ne shqiptareve ne vecanti.Shihni se care I ka ndodhur kosoves vitet e fundit dhe sot kur I gjithe zinxhiri komandues I UCK-se Jane te akuzuar per krime lufte.Serbia ka fituar shume pike me administraten e Trump.,ndersa Kosova eshte ne ditet me te zeza te saj pas Lufte sot.Palaco president, ka filluar te bej dhe ai si Luli ketej, ka humb zgjedhjet po thote I kam fituar dhe ia kane vjedhur e manipuluar votat.Turp

  2. Ikni e tregojni atij Alfred Cakos dhe dishepujve te tij analfabetë qe pellasin ng mëngjesi ne darke per Trump e qe me dy video komplotistesh ne Youtube behen ekspertë te mardhënieve ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *