• |
ide | kryesore

Thaçi në Hagë/ Reagon Gjermania: Të zbardhen krimet e luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokuroria Speciale. Përshëndetet gatishmëria për bashkëpunim me drejtësinë.

Në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për Deutsche Wellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, vlerësohet pozitivisht gatishmëria që kanë treguar të akuzuarit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.

“Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor”, – thekson Ministria e Jashtme gjermane.

Më tej në prononcimin e saj theksohet rëndësia e vendosjes së drejtësisë në një shoqëri si faktor i rëndësishëm për paqen shoqërore.

“Nuk ka paqe afatgjatë në një shoqëri pa drejtësi për padrejtësitë e shkuara. Gjermania është e bindur, që luftimi i pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare është pjesë e një politike të jashtme të përgjegjshme. Për këtë arsye Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si nga ana financiare, e personelit dhe ajo politike. Kosova është një partner i rëndësishëm, me të cilin ne bashkëpunojmë ngushtë dhe e mbështesim në rrugën e saj europiane” – thuhet në deklaratë. /DW



3 Comments

  1. Beogradi ka perdorur dosjen faktmbledhese te Lulzim Bashes dhe Argita Berishes per “krimet” e komandanteve te UCK ne Kosove, me te cilat eshte furnizuar Dick Martin per te ngritur akuzat.

    Lulzim Basha ka ardhur i kamufluar deri ne Burrel e Fushe-kruje si inxhinier bashke me perfaqesues te Gjykates Nderkombetare per te gjetur prova per transplantin e organeve.

    Me sa duket Berisha, teksa ka deklaruar nje version te ri per “Shtepin e Verdhe” ne Burrel, kerkon te shmange pergjegjesine e Vajzes se tij Argita Berisha dhe “djalit” politik Lulzim Basha ne kete maskarade.

  2. Shoqeria shqiptare e kosoves ka te domosdoshme te ndeshkoje padrejtesine, hajnine, vrasjet etj vese te keqia qe nje pjese e klases politike atje i ka treguar e manifestuar haptasi. Nje popull qe nuk ka aftesine te beje drejtesi ska te ardhme. Sa ma shpejt e pa nervozisem te behet kjo aq ma mire eshte per shtetin e Kosoves. E ashtequajtura elite e politikes shqiptare te kosoves ka treguar paaftesi shtetformuse e shume here jane shkeles te ligjit. Askush nuk duhet te dale mbi ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *