• |
ide | kryesore

Video/ Mesazhi i Marcello Lippi-t për futbollin shqiptar: “Nuk ekziston më gjithologu”

-Instant, Sport, Video



Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari. Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe trajneri kampion bote me Italinë, Marcello Lippi, i cili ka shpjeguar posaçërisht për FSHF.org rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme.

“Roli i përgatitësit atletik është shumë i rëndësishëm në sport në përgjithësi, por mbi të gjitha në futboll. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik, por mbi të gjitha është e rëndësishme, kultura e përgatitësit atletik, niveli i njohurive që ka. Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk ekziston më gjithologu, ai që bën pak nga të gjitha. Sot duhet kërkuar më e mira në çdo sektor dhe për këtë arsye e shoh me nota pozitive krijimin e një masteri për krijimin e përgatitësve atletikë dhe për të vënë në dispozicion më të mirën në këtë sektor për çdo klub. E përsëri bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik është baza në ndërtimin e një kondicioni atletik, psikologjik, teknik, taktik dhe të kulturës sportive me rëndësi. Kësisoj, dua t’ju uroj një punë sa më të mbarë!”, – thotë Lippi në mesazhin e tij.

Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre por edhe në stolin e saj teknik.

https://www.youtube.com/watch?v=A4GAuyVUBYU&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *