• |
ide | kryesore

WhatsApp drejt rrugës së Snapchat, versioni i ri do t’i bëjë bisedat të përkohëshme

-Instant, Stil



WhatsApp po paraqet një opsion të ri për “zhdukjen e mesazheve”.

Karakteristika e re do të lejojë përdoruesit e aplikacionit të mundësojnë zhdukjen e mesazheve në bisedat e tyre, duke iu dhënë mundësinë të fshijnë automakitisht mesazhet pas shtatë ditësh.

Çdokush mund ta aktivizojë opsionin në bisedat e tij dhe nëse bëhet fjalë për një “grup WhatsApp-i”, atëherë mundësinë e fshirjes së mesazheve mund ta aktivizojnë vetëm “administratorët” e grupit.

“Ne po fillojmë me 7 ditë, sepse mendojmë se ofron qetësi shpirtërore të dish që bisedat nuk janë të përhershme, ndërkohë që njëkohësisht jemi edhe praktikë, pasi ti nuk harron se çfarë ke shkruar, ose për çfarë po bisedonit”, u shpreh një zëdhënës i WhatsApp.

“Lista e blerjeve ose adresa e një dyqani do të jenë aty për disa ditë, aq sa ju do të keni nevojë dhe më pas do të zhduken.”

Mesazhet që zhduken gjithashtu do të fshijnë fotot dhe videot pas shtatë ditësh.

Sapo të shfaqet plotësisht opsioni i ri, ai do të jetë i disponueshëm gjithnjë, në seksionin e kontaktit të secilit numër që ju keni në WhatsApp.

Kjo karakteristikë e re do nuk do të funksionojë për mesazhet e vjetra, para se opsioni të dilte. WhatsApp thotë se do të fillojë ta përhapë opsionin e “disappearing messages” për të gjithë përdoruesit, këtë muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *