• |
ide | kryesore

Anne Hathaway reagon pas kritikave për filmin e ri: ‘Më falni që ju zhgënjeva’

-Instant, Paparazzi, Slider

Aktorja Anne Hathaway ka kërkuar së fundmi falje për personazhin e saj në filmin “The Witchers”.


Anne luan rolin e Grand High Witch, e cila në film nuk i ka të gjithë gishtat në duar.Menjëherë pas publikimit ,fansat e saj e kanë kritikuar pasi problemi i saj në film ishte i ngjashëm me ektrodaktalinë, një çregullim kongjenital ku fëmijët lindin me mungesë gishtash, në këmbë apo duar.Përmes një postimi në rrjetin social,Instagram,aktorja ka kërkuar falje publike të gjithë personave të prekur nga kjo gjë.“Kam mësuar së fundmi se shumë njerëz me probleme me gjymtyrët, sidomos fëmijët, janë mërzitur për shkak të portretizimit të Grand High Witch në filmin tim. Unë bëj më të mirën që të jem e ndjeshme ndaj ndjenjave dhe eksperiencave të tilla. I detyrohem të gjithëve një falje për atë që kam shkaktuar. Më vjen keq. Nuk e mendova kur m’u prezantua ky personazh se kishte të bënte me problemet e gjymtyrëve. Nëse do e kisha ditur, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur. Dua t’i kërkoj falje sidomos fëmijëve me probleme me gishtërinjtë, tani që e di do të bëjë më mirë. Më vjen keq që i zhgënjeva familjet tuaja”,u shpreh Hathaway.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu