• |
ide | kryesore

Basha takim me pensionistët: Edhe sa jetë duhet të humbasin që Rama të lërë talljet në Facebook

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një takim të hapur me pensionistët në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se kjo kategori është lënë në harresë nga qeveria Rama. Kryedemokrati Basha ka bërë sërish thirrje që kryeministri të marrë parasysh planin me 5 pika që ka shpallur PD-ja, në të cilin parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.  Basha tha se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, qeveria e Facebook-ut dhe Instagram-it ka dhënë miliona euro ne koncesionet korruptive për inceneratorët e plehrave, teksa ka lënë pa asnjë lloj mbështetjeje pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Sipas kreut të Pd-së shteti duhet të marrë urgjentisht masa pasi me këto ritme nuk do të ketë më kapacitet në spitale për tu përballur me shpërthimin e pandemisë. Sipas Bashës e gjithë vemendja dhe buxheti i shtetit duhet të përqendrohet te ndihma e njerëzve që po vuajnë prekjen nga Covid-19.



1 Comment

  1. Lule, harove me thone qe pensionistat do jene prioriteti yne dhe kur te vime ne pushtet do i bejme pensionet 1000 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *