• |
ide | kryesore

Basha takohet me pensionistë: Nuk e përballojnë dot koston e pandemisë, Rama i çon paratë te oligarkët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me diasa pensionistë në Njësinë nr.4 në kryeqytet, nga ku ka dëgjuar nga afër edhe hallet e tyre. Basha thotë se pensionistët janë ndër kategoritë më të rrezikuara, por dhe të lëna pas dore në kushte jashtëzakonisht të vështira, gati të pamundura.

“Pensioni nuk u mjafton për faturat e rritura të dritave, ujit, ilaçeve të përditshme. Shpenzimet që ka sjellë pandemia e COVID-19 janë bërë një barrë shtesë për ta”,- shprehet Basha.

Postimi i plotë:

Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën prej pandemisë, po shtohet çdo ditë e më shumë.

Pensionistët janë ndër kategoritë më të rrezikuara, por dhe të lëna pas dore në kushte jashtëzakonisht të vështira, gati të pamundura.

Sot, u takova me disa pensionistë në Njësinë 4 në Tiranë dhe dëgjova histori vërtetë të dhimbshme. Ata e kanë të pamundur të përballojnë koston shtesë të pandemisë. Pensioni nuk u mjafton për faturat e rritura të dritave, ujit, ilaçeve të përditshme. Shpenzimet që ka sjellë pandemia e COVID-19 janë bërë një barrë shtesë për ta.

Në sytë e këtyre pensionistëve që kanë punuar një jetë të tërë, lexohet dhimbja dhe pamundësia për të përballuar kostot që shtohen çdo ditë, ndërkohë që qeveria vazhdon të çojë paratë në xhepat e oligarkëve dhe klientëve të saj. Ata më treguan se si kanë pasur të afërm të infektuar, dhe fatura e medikamenteve ka shkuar nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra. Një pensioniste tregoi se ndonëse jetonte me djalin e infektuar me COVID, askush nuk kishte shkuar për t’i testuar, as atë e as familjarët e tjerë.

Ne s’mund të rrimë të heshtur përpara marrëzisë së pagesave miliona euroshe për biznesin mafioz të plehrave dhe inceneratorëve dhe harresës ndaj të moshuarve tanë. Prej 5 javësh i kërkoj qeverisë që të paguajë bonusin mujor 20 mijë lekë për 6 muajt e ardhshëm, për të zbutur barrën financiare të kujdesit shtesë për shëndetin. Nuk ka asgjë më të çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve. Më 25 prill largojmë të keqen dhe nisim ta shërojmë Shqipërinë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *