• |
ide | kryesore

Brataj: Tirana do bëhet zonë e kuqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kryeqytet.

“Nga të gjitha vatrat që janë në Shqipëri, mbi 35% e tyre janë në Tiranë. Janë të shpërndara, nuk mund të thuash se kjo është më e infektuar se tjetra. Tirana do të bëhet zonë e kuqe. Pothuajse është një transmetim komunitar”, tha Brataj.

Për shkak të numrave në rritje të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, edhe Tirana ashtu si kryeqendrat e disa vendeve fqinje rrezikon karantinë të pjesshme.

“Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria detyrimisht duhet që të kufizohen. Nëse nuk kontrollohen duhet që të merren masa”, tha Brataj.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është pasoje e lehtësimit të masave afro një muaj më parë dhe mos respektimi i tyre.

“Nuk po respektojnë masa. Hapja e shkollave ishte një thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë. Lokalet në darkë dhe çfarëdo lloj qofshin janë bërë një strehë të mos mbajtjes së maskës, mos respektimit të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit”, tha Brataj, për TvKlan.

Të rinjtë janë grupmosha më e prekur nga Covid-19. Nga 1300 thirrje të regjistruara në urgjencën kombëtare dy javë më parë, tani numri ka arritur në 3 mijë në 24 orë.



5 Comments

  1. Ju jeni ekspertet me kot.
    Ose ose ekspertet privat te Rames.

    E mbyllet vendin deri me 2 qershor me 10 raste ne dite. Burg
    Ndersa sot sipas shifrave tuaja te manipuluaura reduktuar ne 500 raste, dhe eshte pa asnje kufizim …

    Patjeter doni njerez me maske ne rruge por jo maske ne kafe e restorant . doni futboll por jo vollejboll dhe as basketboll. lejoni autobuza kinema e qendra tregtare hapur por jo universitetet

    Lini shkollat e femijeve dhe gjimnazisteve hapur me klasa nga 15 -20 veta ne turn me 2 deri 4 turne dita deri ne 6 e 30 mbasdite hapur dhe mbyllni gjykatat qe kane 3 veta

    Jeni tamam eksperte ti, rakacolli e noi tjeter.
    Ekspert privat si ti vije Rames per mbare politikisht e ekonomikisht apo edhe si tia thote kapricua.

    Suksese rakacolli brataj me ekspertizen tuaj te shitur lire por lire fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *