• |
ide | kryesore

Deklaratat atakuese të djemve të Trump ndaj republikanëve: A keni shtyllë kurrizore? Luftoni ndaj mashtrimit

Lajme, Planet



Familja Trump ka nisur të shprehë pakënaqësitë ndaj elektoratit të djathtë republikan, pas zhgënjimit të deritanishëm nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Dy djemtë e Presidentit aktual, i madhi Don Jr dhe Eric, i kanë cilësuar republikanët si të dobët apo dhe dele.

Djali i madh i Presidentit, Don Jr shkruan se “Republikanët kanë qenë dobët për dekada, gjë që ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.” Pikërisht këto zgjedhje janë shumë të debatuara për shkak të votës me postë, dhe akuzat vijnë nga Donald Trump që paralajmëron se zgjedhjet presidenciale po vidhen dhe se duhet ndaluar numërimi i votave.

Nga ana tjetër Eric Trump është treguar edhe më i ashpër duke shkruar “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë delet tuaja”.

Trump është drejt humbjes, por duket se nuk do e pranojë atë teksa nga pala e Biden shprehen të sigurt për fitoren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *