• |
ide | kryesore

DETAJET/ Ditën me familjen dhe juristët, zbulohet si po e pret Biden numërimin e votave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa numërimi i votave vijon ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati demokrat, Joe Biden dhe stafi i fushatës së tij po ndjekin nga afër dhe po presin rezultatet pasi shpresojnë që njëri nga shtetet ku po numërohet t’u japë goditjen finale drejt Shtëpisë së Bardhë.

Mediat amerikane kanë zbuluar se Biden e ka kaluar ditën në shtëpi me familjen dhe këshilltarët e tij të vjetër. Sipas të njëjtave burime ai ka paur konsulta me juristë ndërsa ka marrë herë pas here rezultatet e fundit nga shtetet ku po numërohet.

Në Qendrën Chase në Ëilmington, Delaëare, këshilltarët kryesorë të Biden janë parë në hollin e hotelit. Stafi i tij ka punuar me zell gjatë gjithë ditës duke përgatitur vendin ku Buden do të mbajë një fjalim mbrëmjen e së premtes.

Makina dhe kamionë me karrige kampingu janë vendosur përpara skenës ku pritet të japin adresimet e tyre Joe Biden dhe senatorja, kandidate për zv.Presidente Kamala Harris. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *