• |
ide | kryesore

“E ka humbur kontrollin mbi pandeminë”/ Basha: Rama e ka mendjen të paguajë klientët e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha shkruan në Facebook se ndërsa numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet në vend, Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe ka mendjen të paguajë kleintët e tij.

Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.

Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.” – u shpreh kryedemomrati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *