• |
ide | kryesore

Gara për presidentin e Amerikës, Georgia do të rinumërojë votat

Arkiva



Gara për presidetin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se nuk do të mbarojë asnjëherë. Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm. Shteti i Georgias do të rinumërojë votat nga fillimi. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i saj, Brad Raffensberger.

Aktualisht mes Biden dhe Trump ka një diferencë shumë të vogël votash. Rezultatet e momentit, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerrin përpara presidentit aktual me 264 vota elektorale kundër Donald Trump që ka 214.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *