• |
ide | kryesore

Hailey Bieber sqaron publikisht thashethemet e shtatëzanisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Për një gjë jemi të gjithë dakord: Justin dhe Hailey Bieber janë dhe do jenë gjithë shumë të komentuar.Shpeshherë modelja është përfolur për një shtatzëni të mundshme, ndonëse këto zëra kanë rezultuar gjithnjë të pavërtetë.

Së fundmi, “Us weekly” raportoi se dyshja është në pritje të fëmijës së parë dhe rrjeti u dogj. Mirëpo, edhe një herë ky lajm rezultoi i pavërtetë.

Vetë Hailey ka reaguar nëpërmjet një Instastory, ku ka mohuar këto zëra, teksa kërkon që mediat të sigurohen para se të shkruajnë lajme të pavërteta.

Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme ekskluzive! Unë nuk jam shtatzënë!”- shkruajti modelja që u martua me këngëtarin kanadez në 2018.

“Pra, ju lutem ndaloni së shkruari lajme të rreme nga” burimet “tuaja dhe përqendrohuni në ato që janë të rëndësishme si zgjedhjet për shembull.” shtoi ajo

Mediat e huaja prej kohësh po shkruajnë se Hailey dhe Justin po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në nivelin tjetër dhe të krijojnë një familje së shpejti.

Çifti i ri po flet se ku do të dëshironin të vendoseshin në të ardhmen dhe të mirëpresin fëmijët e tyre.

“Ata po flasin rreth vendit ku duan të krijojnë një familje, megjithëse u thonë miqve se nuk janë ende gati. Ata kanë filluar të mendojnë se ku duan të jetojnë me kohë të plotë – duke menduar ndoshta në bregun lindor më afër familjes së saj, në të vërtetë e cila është gjithashtu më afër disa prej familjeve të tij në Toronto. Kalimi i kohës në karantinë së bashku patjetër që i ka afruar Justin dhe gruan e tij supermodele Hailey. Justin do të ishte në turne tani, kështu që ata padyshim nuk do ta kishin parë njëri-tjetrin aq sa dëshironin. Dhe ky ka qenë një bekim për ta pasi është maksimumi që ata kanë qenë në gjendje të kalojnë kohë me njëri-tjetrin që nga martesa.”- shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Të dy u martuan fshehurazi në një ceremoni private në gjykatën në New York në shtator 2018.

Pas një viti, Justin dhe Hailey bën një dasmë madhështore në Palmetto Bluff, Karolina e Jugut, në shtator 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *