• |
ide | kryesore

Haradinaj kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo, për shkak të ngërçit politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit.

Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. AAK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, – është shprehur Haradinaj.

“Ne veçse kemi hyrë në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, – shtoi Haradinaj në Klan.
Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Ushtrues detyre i këtij posti është kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Haradinaj e di se zgjedhje jane gogoli i partive politike kosovare, qe jane ne pushtet, keshtu qe ben bllofin per te mare Presidentin. Por situata ne kosove ka vajtur ne nje derexhe te tille qe sado te mundohet ilanjoset e politikes kosovare te shmangin zgjedhjet e kane te pamundur ta ndalojne nje proces qe eshte mese normale ne nje demokraci qe eshte ne krize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *