• |
ide | kryesore

Kim uron Kris Jenner për ditëlindje: “Do të jem gjithmonë mirënjohëse”

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme Kris Jenner ka festuar 65-vjetorin e lindjes së saj.

Përmes rrjetit të saj social,Kim Kardashian ka uruar Kris duke postuar disa foto me të.Kim ka shkruar bashkëngjitur postimit se i është mirënjohëse mamasë që e ka mësuar si t’i bëjë ballë jetës, të jetë një femër e fortë dhe të ketë etikë në punë.“Mami! Ti je 65 vjeçe sot dhe s’je dukur ndonjëherë më mirë! Me të vërtetë nuk e kuptoj si e bën këtë! Ti e bën jetën të duket kaq e thjeshtë, duke rritur 6 fëmijë, duke ngritur një perandori dhe duke qenë një mama e vëmendshme dhe një mikeshë e ngushtë. Do të të jem gjithmonë mirënjohëse për aftësitë që na ke dhënë në jetë. Faleminderit që je shembulli më i mirë, që na ke dhënë etikë pune dhe shumë dashuri! Të të them “Të dua” nuk mjafton! Gëzuar ditëlindjen!”- ka shkruar Kim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *