• |
ide | kryesore

Konflikti në Nagorno Karabak/ Raportohen tre civilë të vdekur gjatë mbrëmjes së të enjtes

-Instant, Lajme, Planet



Vijojnë luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Nga raportimet e fundit mësohet se të paktën 3 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit. Megjithatë të dyja palët mohojnë faktin se kanë vënë në shënjestër të sulmeve të tyre popullësi civile.

Territori i Nagorno Karabakut njihet ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit por është i populluar kyesisht nga armenë. Që kur konflikti shpërtheu ne 27 shtator të paktën 100 njerëz janë raportuar të vdekur dhe frika është nxitur për një luftë që mund të shpërthejë në Kuakazin e Jugut. Kjo pasi Azerbajxhani mbështetet nga trupat turke ndërsa Armenia ka një pakt ushtarak me Rusinë. Deri më tani janë nënshkruar tre armëpushime humanitare por asnjë prej tyre nuk është vënë në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *