• |
ide | kryesore

Kush do të bëhet president?/ 4 shtetet ku luhet fati i Amerikës

-Instant, Lajme, Planet



Përfundimi i zgjedhjeve presidenciale amerikane vijon të mbetet pezull pasi numërimi vijon në disa shtete kyçe. Çdo shtet jep një numër të caktuar votash elektorale. Me rezultatet e shpallura deri më tani, Joe Biden kryeson me 264 vota elektorale ndërsa Trump e ndjek me 214.  Për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë duhen 270 vota elektorale. Shtetet ku votimi vazhdon ende janë:

  • Xhorxhia që ka 16 vota elektorale në lojë. 99% e votave janë numëruar në këtë shtet juglindor që voton tradicionalisht për republikanët.
  • Nevada jep 6 vota elektorale. Joe Biden aktualisht kryeson me 49.4%, kundrejt 48,5% për Donald Trump.
  • Pensylvania ka 20 vota elektorale. 97% e votave janë numëruar në këtë shtet industrial në verilindje, ku të dy kandidatët kanë bërë një fushatë të ashpër. Votat e mbetura për t’u numëruar mbërritën të gjitha me postë, një modalitet shumë më i përdorur nga votuesit demokratë, i cili, sipas mediave amerikane, mund të vendosë rezultatin përfundimtar.
  • Karolina e Veriut jep 15 vota elektorale. 94% e votave janë numëruar në këtë shtet juglindor, tradicionalisht republikan. Në përparësi për momentin është presidenti aktual Donald Trump (50,1%) ndaj Joe Biden (48,7%).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *