• |
ide | kryesore

Votat e fundit në SHBA, ndryshojnë sërish shifrat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë 5 shtete amerikane ku po numërohen votat e fundit dhe që mund të vendosin kush do të jetë presidenti i vendit për 4 vitet e ardhshme. Edhe pse votat po numërohen ngadalë pasi bëhet fjalë për vota të dërguara me postë, por procesi është shumë pranë fundit.

CNN ka nxjerrë të dhënat më të fundit në 5 shtete, por as Joe Biden dhe as Presidenti Donald Trump nuk kanë marrë ende 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, ai është mbi pragun e 270 votave elektorale. Biden po udhëheq në Pensilvani, Xhorxhia, Nevada dhe Arizona ndrysa Trump ka konsoliduar kryesimin në Karolinën e Veriut.

Sipas parashikimeve të fundit të CNN, Biden ka 253 vota elektorale kundrejt 213 të Trump. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *