Marrëdhënia e presidentit Donald Trump ka qenë jo dhe aq e mirë me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë kohës që ishte në detyrë. Ai ka bërë presion mbi vendin për të kontribuar më shumë në shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s.
Ndërsa Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka bërë një reagim në lidhje në zgjedhjet e SHBA.
“Humbësit e denjë janë më të rëndësishëm për funksionimin e një demokracie sesa fituesit e shkëlqyeshëm,” tha Maas në një intervistë me grupin mediatik Funke, raporton BBC.
“SHBA. është më shumë se një shfaqje me një njeri”, tha ai, duke shtuar se “ata që vazhdojnë ti hedhin benzinë zjarrit në situatën aktuale po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme”.