• |
ide | kryesore

Nga dënimi për vrasje tek trafiku i drogës, kujt i kërkon OFL të deklarojnë pasurinë (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



OFL vijon punën. Sot i kërkoi deklarimin e pasurisë tre personave të tjerë me të shkuar kriminale. Bëhet fjalë për Mario Tebexhikun, Arben Shqutin, Ledio Çyçllarin si dhe Emiljan Gjepalin.

NJOFTIMI I OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. T., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. Sh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

L. Ç., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

E. Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *