• |
ide | kryesore

Pandemia, 7 qytete të Kosovës futen në karantinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikë s së Kosovës për masat e veçanta anti covid-19, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovë s si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim: Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës , Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3. operatorëve ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në web faqen e MSh-së.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë !



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *