• |
ide | kryesore

“Putin me Parkinson”/Kremlini i drejtohet zërave për dorëheqjen e tij

-Instant, Lajme, Planet



Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se presidenti Vladimir Putin do të japë dorëheqjen pasi janë shtuar spekulimet në lidhje me shëndetin e dobët të tij. Presidenti 68-vjeçar i Rusisë ka tërhequr vëmendjen e disa mediave pasi një kritik i tij, profesor Valery Solovei tha se vuante nga Parkinsoni.

Mëngjesin e së premtes, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov mohoi çdo pretendim për një sëmundje të Putin, duke i quajtur shpifje të pastra. Ai shtoi se lideri rus gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka në plan të tërhiqet. Kjo megjithatë nuk është hera e parë që pretendohet se Vladimir Putin mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit. Më herët, disa vëzhgues kanë sjellë pamje të lëvizjes së kufizuar të krahut të tij të djathtë krahasuar me atë të majtë.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *