• |
ide | kryesore

Rekord në Kosovë/ 12 viktima dhe 728 raste të reja me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 mostra prej të cilave kanë rezultuar 728 raste pozitive. Në përditësimin e fundit janë raportuar dhe 12 viktima me SARSCoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 22.934 raste dhe 732 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 6.221.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *