• |
ide | kryesore

Rriten infektimet e të prekurve me Covid-19 në Malin e Zi, asnjë viktimë në 24 orë

-Instant, Lajme, Planet



Shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Malin e Zi janë të larta. Nga 1 449 testime të bëra gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 546 raste të reja. Afërsisht gjysma e të infektuarve janë janë nga Podgorica 287 raste.

Ndërsa rastet e tjera të të infektuarve janë: Podgorica 287, Niksic 50, Berane 42, Bijelo Polje 31, Cetinje 25, Pljevlja 20, Budva 16, Mojkovac 15, Herceg Novi 12, Ulqini 11, Kotor 11, Tivat 11, Rozaje 8, Kolasin 5, Tivari 1, Zabljak 1. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit në Malin e Zi nuk është shënuar asnjë viktimë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus është 6457 persona mes të cilëve 328 kanë humbur jetën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *