• |
ide | kryesore

Si do ta quajë tani Avdullah H(K)oti liqenin e Ujmanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një meme po qarkullon së fundi në rrjet lidhur me servilizmin proverbial të liderëve të Prishtinës për ti ndryshuar emrin liqenit të Ujmanit. Pas takimit në Shtëpinë e bardhë nën drejtimin e presidentit Trump, kryeministri Avdullah Hoti e priti me ekzaltim propozimin për ti dhënë atij emrin e Donald Trump. Ndonëse Trump njëherë na etiketonte si komb musliman dhe një herë tjetër na zhvendoste në lindjen e mesme, Hoti të cilit Vetvendosja ia ka zëvendësuar gërmën e parë të mbiemrit me një “K”, i tha aty për aty po një propozimi të ambasadorit Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar atëhere në Facebook se e ka mirëpritur “propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

Por tani që Trumpi po bie e bashkë me të edhe marrëveshja paraelektorale që ai shfrytëzoi në fushatë, e gjithë kjo histrori po shndërohet në një anekdodë që nuk meriton më shumë sesa një të qeshur të hidhur.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Po kjo qe thoni ju nuk ka pike kuptimi. Po gjithe rruget me emra presidentesh e shtatoret duhen hequr sepse tani nuk jane me ne pushtet? Me kete logjike, Biden duhet te merzitet qe liqeni mban emrin Trump, Bush duhet te merzitet per shtatoren e Clinton, Marco Rubio pas 4 vitesh do te merzitet per nje veper qe mund te mbaje emrin e Biden? Emertesat me shume se emrin e vecante nderojne postin dhe kombin. Pastaj kush tha qe Biden do largohet nga marreveshja. Ai thjesht kushtet per 5G-ne dhe njohjen e Izraelit do i zevendesoje me njohjen e martesave Gay, lejimin e ndyshimit te gjinise me nje deklarim te thjeshte tek punonjesi i gjendjes civile dhe kaq

  2. Mos u lodhni kot se ky eshte nje VES shum i keq i shqiptareve qe nuk gjen dot derman. Qe nga koha e Envert ( me sa kujtoj une ) keshtu ka qene. Kur e kishim mire me Mosken fotografite e rusve ishin ne te gjitha shkollat , institucionet shteterore , filluam tju veme emra Rus rrugeve, biles dhe qyteteve, njerzit gjakosnin duart duke duartrokitur anash bulevardit kur vinin ata per vizite.
    U prishem me Ruset , u grisen fotografite e ‘revisjonisteve’ nga shkollat, u hoqen emrat e rrugeve, u hoqen bustet nga institucionet , U lidhem me Kinen e njejta gje.
    Ne kohen e demokracis shume me keq akoma . Mendoni ne kosove ka nje bust per Djalin e Bidenit … qe nuk e di se ku ndodhet shqiperia , nje drogaxhi, nje turp per familjen e tij ,,, ne i ngreme bust. Pa folur pastaj per Kamzen e Gjelalit, bustin e Hillary klintonit ne Sarande … ejt ejt etj etj … etj .

    Jemi popull pa shtylle kurrizore. Shoqeri mediokre dhe interesaxhinj ne gen. Ne e ulim pazarin aq shume sa as vete nuk ek uptojme pse e bejme kete gje. Shikoni dekoratat e presidentave , qe nga kengetare ordinere te huaj dhe deri tek shoket dhe farefisi i presidenteve.
    Popull shkerdhat me nje fjale

  3. Liqeni Monika Levinski
    ose Liqeni i Gojores (Blowjob)
    Po te mos qe Monika edhe gojorja e saj nuk do i duhen nje lufte Bill Pervers Klintonit edhe nuk do i shpetonte kosovaret.
    Po nuk eshte se u beri mire, se do kishin ikur si bosa ne Zvicer, USA, Angli,Gjermani kurse tani nuk kane viza per asgjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *