• |
ide | kryesore

Tabaku: Veliaj gënjeu, gjimnazi “Sami Frashëri” nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit

Ish-deputetja, Jorida Tabaku vijon të denoncojë në lidhje me ndërtimin e godinës së shkollës “Sami Frashëri”, e cila u dëmtuar pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar. Tabaku pyet kryetarin e Bashkisë në lidhje me fondet e ndërtimit të shkollës, të cilat sipas saj nuk janë të ofruara nga BE.


“Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.


EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”, shkruan Tabaku.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu