• |
ide | kryesore

Vajza e Trump përfshihet në debatin për zgjedhjet: Çdo votë legale duhet të rinumërohet, jo ato ilegale

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit

Vajza e madhe e presidentit në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, duket se nuk ka humbur shpresat se i ati i saj mund të jetë sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për katër vjet të tjera.


“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, ka shkruan Ivanka Trump në profilin e saj në Twitter.


Nga ana tjetër, babai i saj ka bërë thirrje të që ndalet numërimi i votave në shtete si Pensilvania, ku rezultati është përmbysur dhe Biden është rikthyer në lojë.

Donald Trump ka theksuar se sikur të numërohen saktë votat e ligjshme dhe të mos numërohen ata vota që janë të paligjshme, atëherë ai do të ishte një fitues i qartë i zgjedhjeve.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu