• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si numërohen votat për Biden dhe Trump në Pennsylvania

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë rreth 35 mijë fletëvotime të panumëruara në Allegheny County të Pennsylvania, por rezultati mund të dalë që këtë të premte. Kështu tha Brian Todd, gazetari i CNN nga një prej vendeve të numërimit të votave në Pittsburgh.

“Disa prej atyre votave u hodhën në postë para Ditës së Zgjedhjeve, disa të tjera u hodhën në postë në Ditën e Zgjedhjeve. Ato po mbërrijnë dhe ato nuk filluan të numëronin deri pas Ditës së Zgjedhjeve,” – tha Todd.

Brenda vendit të numërimit të votave në Pittsburgh, Todd vëzhgonte njerëzit duke numëruar fletët e votimit.

“Këta janë njerëzit që bëjnë punën më kritike. Ata quhen bordi i kthimit. Ata po numërojnë fletët e votimit. Tani për tani, fletët e votimit që na u tha se po numërojnë janë nga ushtarakë jashtë shtetit që kanë dërguar votën me postë të cilët janë regjistruar për të votuar në këtë qark. Më parë, ata kaluan nëpër duar fletëvotime të dëmtuara” – Todd tha.

Ai shtoi se anëtarët e bordit të kthimit kishin numëruar rreth 3 000 fletëvotime të dëmtuara nga 35 000 vota të dërguara.

“Na është thënë se ata kanë marrë në shqyrtim rreth 3500 vota ushtarakësh apo të dërguara nga jashtë shtetit” – vuri në dukje gjithashtu Todd.

Ekzistojnë edhe 29,000 fletëvotime të tjera që duhet të numërohen gjithashtu, të cilat po ndahen sepse ata kishin “informacionin e gabuar të vendosur mbi zarf kur u dërguan me postë. Kjo u korrigjua”, tha Todd.

“Ato vota u dërguan përsëri dhe më pas njerëzit i dërguan përsëri me postë, por për shkak të kësaj çështjeje, me urdhër të gjykatës, ato duhet të numërohen më vonë” – shpjegoi Todd që tha se ka një vëzhgues që ndjek procesin e votimit nga prapa.

“Një proces shumë transparent,” tha Todd, duke vënë në dukje se ka kamera të montuara në dhomë dhe monitorë që tregojnë procesin e votimit. ©CNN – LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *