• |
ide | kryesore

VIDEO/ Simpsons parashikuan që 8 vjet më parë këtë që po ndodh mes Trump dhe Biden

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Ndjekësit e flaktë të “Simpsons” kanë vënë re një “parashikim” elektoral të saktë që tregon ndarjen e SHBA pothuajse saktësisht siç duket tani. Një videoklip i 8 viteve më parë tregon hartën e SHBA të ndarë në blu dhe të kuqe në një episod ku personazhi i Z.Burns po mbështet Mitt Romney – dhe ngjashmëria është drithëruese.

Në episodin e vitit 2012, Burns premton mbështetjen e tij për Mitt Romney, i cili shkoi “kokë më kokë” në garën kundër Barack Obama. Personazhi vizatimor u përpoq të bënte një qen të zgjidhte midis kandidatëve, por para kësaj ai tregoi hartën e shtetit të ndarë në kuq e blu.

Sërish Simpsons parashikojnë gjithçka? Në fakt në këtë episod kanë gabuar vetëm në një shtet dhe ky ishte Arizona. Kjo nuk është hera e parë që filmi vizatimor parashikon ngjarjet në të ardhmen. Në 2001, “The Simpsons” parashikoi që Trump do të bëhej president dhe se vajza e tij mund të ndiqte hapat e tij.

Gjatë një episodi në 2016, ata treguan një distinktiv me emrin e saj gjatë zgjedhjeve të ardhshme në 2028. Megjithëse shumica prej jush mendojnë se ndoshta nuk do të ndodhë… kujtohuni se e njëjta gjë ndodhi edhe kur Trump tha se do të kandidonte për President të SHBA. ©LAPSI.al

Trump was seen waving in The Simpsons - just like a real life image

An image of Trump waving on some stairs is very similar to the scene in The Simpsons



2 Comments

    1. Tamam! Keto i ka parashikuar sakte vetem filmi ‘Coli’….. me fal, ‘Debatik’
      Te rroje Partija!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *