• |
ide | kryesore

Video/ Bayern vendos diktatin: fiton në Dortmund me dy gola të anulluar Lewandowskit

-Instant, F1, Sport, Video



Kryendeshja e Bundesligës ka konfirmuar padronin e kampionatit gjerman. Borussia Dortmund nuk ka mundur dot të marrë kryesimin e renditjes, duke u dorëzuar në shtëpi përballë Bayern Mynih. Bavarezët imponohen 2-3 pavarësisht se dy gola iu anulluan Lewandowskit, ndërsa tashmë Flick i gëzohet avantazhit të dy pikëve ndaj Leipzig të vendit të dytë.

Një një sfidë taktike, Favre mori avantazhin në fundin e pjesës së parë, kur Reus ndëshkoi Neuer. Një gol që ishte vetëm një iluzion për pak minuta, sepse stabiliteti u rivendos në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë kur Alaba barazoi me një goditje dënimi.


Rifillimi i ndeshjes ishte shkatërrimtar për Dormund, që pësoi golin e përmbysjes pas vetëm 3 minutash lojë. Këtë herë Lewandowski, që pa ti anullohej një gol në minutën e 24, mund të festojë avantazhin e Bayern. Skuadra e Flick tani administroi me kujdes situatat, duke tentuar ta mbyllë ndeshjen përpara se të rrezikonte ndonjë reagim të vendasve. E në fakt Sane i coi shifrat në 2-3, duke qetësuar teknikun në pankinë e lojtarët në fushë në të 80. Qetësi sic duket më e madhe se cduhet, që i lejoi Halaand të ngushtonte diferencat dy minuta më pas, duke fiksuar kështu rezultatin, që nuk ndryshoi më pavarësisht një tjetër goli të polakut të bavarezëve, edhe këtë herë i anulluar.


18 pikë për Bayern, dy mbi Leipzig që fitoi në shtëpi 3-0 përballë Freiburg. Pas 7 ndeshjeve të para të kampionatit, Dortmund mbetet me 15, ndërsa i afrohet ndjeshëm Union Berlin që shkatërroi 5-0 Arminian. Fitore edhe për Hertha Berlin, që del me tre gola në aktiv nga Augsburg, ndërsa Mainz-Schalke e Stuttgat-Eintracht përfundojnë në barazim 2-2.


GERMANY – BUNDESLIGA
Augsburg 0 – 3 Hertha Berlin
Mainz 05 2 – 2 Schalke 04
RasenBallsport Leipzig 3 – 0 Freiburg
Union Berlin 5 – 0 Arminia Bielefeld
VfB Stuttgart 2 – 2 Eintracht Frankfurt
Borussia Dortmund 2 – 3 Bayern Munich



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *