• |
ide | kryesore

Akuzat e Jozefina Topallit ndaj Bashës dhe partia e re, thyen heshtjen Sali Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha për partinë e re të Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim”, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo. Ai theksoi se do qëndrote me PD-në deri në fund.

“PD dhe opozita do të fitojë zgjedhjet bindshëm, bindshëm. Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore. Unë përshëndes partinë demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Akuzat e Topallit ndaj Bashës, a keni një koment? 

Topalli dhe cilido është i tillë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë.

E keni uruar Topallin për partinë e re?

Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD.

Janë disa figura të vjetra të PD që kanë marrë nisma të reja, sa është koha për një bashkim të PD dhe sa dëmtohet PD nga këto? 

Koha për të bashkuar mbi bazë programi është gjithnjë opsion real, por se çfarë do të ndodhë, unë jam tërësisht i çliruar nga çdo lloj funksioni në PD.



6 Comments

  1. Por tani shikohet se Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, çka shpifte raporti, por për akuza të tjera, kryesisht eleminime fizike pas luftës dhe keqtrajtime e vrasje gjatë luftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thaçit për këtë gjë, ka bërë Sali Berisha.

    Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thaçin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK-së në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet.

    Në fakt, shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lufte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shumë më tepër se sa trillimet e Dick Marty-t.

    Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Marty-n, Dick Marty del njeri serioz dhe i moderuar. Për më tepër që Hashim Thaçi dhe shokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick Marty-t, por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit

  2. “Forrest Gump në Ballkan, Borati i botës. Kaloi pjesën më të madhe të kohës duke gënjyer në lidhje me Trump, falsifikoi foto duke përdorur para ruse të dyshimta, tani kalon i pari në anën tjetër. Kur ai hesht mendohet se është budalla, por kur e hap gojëni i heq të gjitha dyshimet. #Basha.” – shkruan Fazllic në Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *