• |
ide | kryesore

Berisha i përgjigjet publikisht Ramës për votimin e raportit të Dick Martyt, flet edhe për Hashim Thaçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj publikisht pyetjes së kryeministrit Edi Rama se pse e votoi raportin e Dick Marty për luftën e UÇK.


Në emisionin “Kjo Javë”, Berisha tha se hetimi ishte kërkuar nga udhëheqja e Kosovës, SHBA, BE dhe të gjithë partnerët dhe se kundërshtimi i këtij hetimi do të thoshte marrje përsipër e fajësisë.


Lexo më tej: Raporti që çoi Thaçin në Hagë/ Përplasje dhe akuza të ashpra mes Ramës dhe Metës 

“Mos i qeshtë buza tradhtarit të kombit, argatit të Beogradit. Ajo rezolutë kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. I them këtij tradhtari se hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thotë marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte. Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë.

Mbi bazën e rezolutës për hetimin, Kosova ka votuar në parlament ligjin për gjykatën. BE ka rënë dakord me Kosovën për ngritjen e gjykatës së Kosovës në Hagë. I them vasalit të Vuçiç, tradhtarit që donte të ndante Kosovën dhe që po fal detin në Greqi, mos i qeshtë buza, se ka buzë të ngrirë. Gjatë qeverisë së tij dhe gjatë qeverisë sime, në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive. Është një marrëveshje në parlamentin shqiptar për të lehtësuar cdo hetim, së pari në asnjë rast nuk më shkon ndërmend të marr në mbrojtje krime lufte. Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportine Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit”, tha Berisha.

Pjesë të tjera nga intervista: 

Në c’pozita e shihni sot Hashim Thaçin?
Unë cdo të akuzuar e quaj të pafajshëm, derisa të provohet akuza. Uroj me gjithë zemër më të mirën për zotërinjtë, të cilët ndodhen sot në Gjykatën e Hagës, dhe në besimin tim, pa një motiv të qartë të arrestuar, sepse mund të ndiqeshin secili në gjendje të lirë, pasi asnjëri nuk do të arratisej askund, nuk dua të ngatërroj qëndrimin tim politik, që nuk i heq asnjë presje, me qëndrimin ndaj akuzave, pasi kam bindjen e thellë se as ai, dhe as bashkëpunëtorët e tij, nuk janë të implikuar.

Si mund t’i vijë në ndihmë Shqipëria Kosovës në këto kushte?
Mendoj se Shqipëria me Edi Ramën vetëm të këqija mund t’i sjellë Kosovës. Le të kthehen pas 8 vite ata që na dëgjojnë se cfarë ka bërë ai? Vetëm të këqija, përpjekje makbethiane për të ndarë Kosovën. Kosova nga Shqipëria këto 8 vite nuk ka marrë në drejtim të infrastrukturës qoftë dhe një qindarkë nga Edi Rama. Ka marrë luftën e ftohtë që shpalli Rama mes Tiranës dhe Prishtinës, njësoj si në kohën e qeverisjes nga Enver Hoxha. Kështu që jam i bindur se sa të jetë EdiR ama qëndrimi i vetëm që duhet kërkuar është “mos fut hundët në punët e Kosovës”.

7 Comments

  1. Këtë e ka pas deklaruar Berisha që kur u vendos për raportin e Dick Marty, dhe të gjithë shqiptarët e kanë ditur arsyen se pse Berisha pranoi që të bëheshin hetime për ate shpifje.
    Është paturpësia e Ramës që e ka përgojuar këtë ngjarje , duke e transformuar në të kundërtën e së vërtetës.
    Po e besoj se Rama në vend të Berishës, nuk do të kishte vepruar ashtu pasi ai nuk ka bërë kurrë ndonjë veprim të pastër, prandaj ngul këmbë gjithmonë kundër hetimit të skandaleve të tij në qeverisje.

  2. Por tani shikohet se Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, çka shpifte raporti, por për akuza të tjera, kryesisht eleminime fizike pas luftës dhe keqtrajtime e vrasje gjatë luftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thaçit për këtë gjë, ka bërë Sali Berisha.

    Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thaçin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK-së në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet.

    Në fakt, shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lufte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shumë më tepër se sa trillimet e Dick Marty-t.

    Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Marty-n, Dick Marty del njeri serioz dhe i moderuar. Për më tepër që Hashim Thaçi dhe shokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick Marty-t, por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit

  3. “Forrest Gump në Ballkan, Borati i botës. Kaloi pjesën më të madhe të kohës duke gënjyer në lidhje me Trump, falsifikoi foto duke përdorur para ruse të dyshimta, tani kalon i pari në anën tjetër. Kur ai hesht mendohet se është budalla, por kur e hap gojëni i heq të gjitha dyshimet. #Basha.” – shkruan Fazllic në Twitter

    1. Vetëm në Shqipëri sheh injorantë që të përmendin me emrin e tyre personalitete të shtetit.
      Shoh këtë kastravecin “askush” që kujton se po bën “ironi” me profesor doktor Berishën.
      Në vendet e emancipuara kulturalisht, cilido personalitet publik i çdo fushe, përmendet me mbiemër e duke i shtuar përpara edhe titujt akademikë shkencorë që ka.
      Sigurisht që Berisha e të gjithë politikanët , jo vetëm shqiptarë, nuk mund të quhen “engjuj”, ama për rastin në fjalë, për tu ironizuar nuk është ai, por kryeministri Rama.
      Berisha e ka kundërshtuar me forcë shpifjen e Dick Marty për historinë e sajuar për transplantimin e organeve, duke shfrytëzuar edhe njohuritë e tij profesionale si mjek.
      Nëse ka kërkuar që të kryhet hetimi për këtë akuzë të ndyrë, këtë a ka thënë dhe e ka bërë me qëllim që të vërtetohen deklaratat e tij se nuk ka pasur as munësitë minimale që në një fshat të humbur të Shqipërisë, të bëheshin operacione të tilla kriminale. Ishte 100% i sigurtë për këtë prandaj edhe nuli këmbë që të bëhej hetimi..
      Nëse do ta kundërshtonte, edhe soz e kësaj dite kjo akuzë do të ishte objekt i Gjykatës së Hagës.
      Kaq e vështirë qenka për ta kuptuar këtë ?

  4. Që në titull, lajmi ka një pasaktësi që i përgjigjet akuzës që bën Rama.
    Thuhet se Berisha ka nënshkruar “raportin e Dick Marty”.
    Berisha në mbledhjen e Këshillit të Europës, , nuk ka pranuar akuzën e filoserbit Dick Marty,,por ka kërkuar nga ai Këshill, që të hetohet akoza për të nxjerrë të vërtetën, ashtu siç edhe u bë.
    Është dikush tjetër që ka pranuar kërkesën e Vuçiçit për ndarjen e veriut të Kosovës nga pjesa tjetër, për ti kaluar Serbisë.
    Këtë të vërtetë ja përplasi Ramës , Haradinaj si dëshimtar okular, e fakti që pasi pat bërë padi për “shpifje” ndaj Haradinajt e mandej e tërhoqi, është një tregues se ai e pranoi publikisht se kishte dorë bashkë me Thaçin , në ndarjen e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu