• |
ide | kryesore

Casemiro e Hazard pozitivë me Covid: dridhet Inter, ishin titullarë në Champions

-Instant, Sport



Dy raste pozitiviteti tek Real Madrid, kundërshtari i Inter të martën e kaluar në raundin e tretë të fazës së grupeve të Champions League. Bëhet fjalë për Casemiro e Hazard, të dy rreshtuar titullarë nga Zidane kundër zikaltërve. “Real Madrid CF bën të ditur se lojtarët tanë Casemiro e Hazard kanë rezultuar pozitivë në testet COVID-19 yë kryera të premten në mëngjes – bëhet e ditur në komunikatën e merengues – Të gjithë lojtarët e tjerë e stafi teknik i skuadrës së parë, ashtu si edhe të gjithë punonjësit e klubit që punojnë direkt me ta, kanë rezultuar negativë në atë test. Në të njëjtën mënyrë, konfirmohet se të gjithë, me përjashtim të Casemiro e Hazard, kanë rezultuar negativë në testin antigjenikë të kryer mëngjesin e sotëm”.

Dy lojtarët do të mungojnë në transfertën e të dielës në Liga kundër Valencias e në impenjimet me kombëtaret e tyre. Inter do të kthehet të përballet me Real Madrid në Champions League të mërkurën e 25 nëntorit në orën 21 në San Siro. Një sfidë për tu fituar me cdo kusht për skuadrën e Contes pas humbjes në Spanjë që vlen vendin e fundit të grupit. Kështu, të tjerë raste pozitiviteti tek Real Madrid, pas atij të gjetur tek Militao në vigjilje të sfidës me Inter. Në stadiumin Alfredo Di Stefano, Casemiro luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Hazard qendroi në fushë 63 minuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *