• |
ide | kryesore

Dilemat e dy lojtarëve dhe situata me infektimet nuk i heq objektivin Rejas: “Dy ndeshje për vendin e parë”

-Instant, Sport



“Kemi probleme edhe këtë herë ashtu si në grumbullimin e fundit. Nga dëmtimet por edhe nga virusi. Kemi disa mungesa, Vrioni dhe Trashi janë dy lojtarë në pikëpyetje. Të hënën do kemi një panoramë të qartë për lojtarët”. Kështu futet menjëherë në temë tekniku i kombëtares Edy Reja, në konferencën për shtyp përpara tre ndeshjeve të nëntorit. Italiani është sigurisht i shqetësuar për gjendjen e lojtarëve por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një objektiv i fiksuar më parë, pavarësisht rinovimeve e ndryshimeve të bëra në skuadër në dy ndeshjet e fundit.

“Në dy ndeshjet e fundit ne donim 4 pikë dhe morëm vetëm 2 pikë – tregoi italiani -. Në ndeshjen e parë nuk bëmë mirë, por te e dyta ishim më mirë. Në dy ndeshjet e ardhshme kemi objektivin të fitojmë. Objektivi ka qenë gjithmonë vendi i parë në grup dhe do japim maksimumin ta arrijmë këtë”.

Mungesa e minutave, por edhe gjendja fizike e lojtarëve, kur dihet që një pjesë e tyre kanë qenë apo janë në kontakt me virusin e bën Rejan të ndihet i shqetësuar për këtë situate, duke mos përjashtuar edhe problemet me klubet. “Sidomos me klubet italiane që kanë rregulla të veçanta. Ne kemi pasur kontakte me lojtarët, është problem për të gjitha vendet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Kemi përpara 1 miqësore me Kosovën dhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Uroj të mos kemi probleme me lojtarët, pasi me lojtarët e mbrojtje kemi disa probleme. Do kem shumë pak kohë për të përgatitur ndeshjen miqësore, por besoj se do kem lojtarët më të mirë në grumbullim” u shpreh italiani.

Në fund, Reja ka folur edhe për të rinjtë që I ka bërë të debutojnë në tetor: “Në ndeshjet e fundit, kemi pasur mundësi të bëjmë disa prova. Brojës i kemi dhënë mundësinë, ka bërë shumë mirë. Kemi provuar Kallakun që e kemi parë në aksion. Ndeshja me Kosovën do më shërbejë për të parë lojtarët, por vendimtare do jenë ndeshjet në Ligën e Kombeve” përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *