• |
ide | kryesore

Edin Dzeko infektohet me Covid, Totti i bën propozimin: “Eja tek unë”

-Instant, Sport



Covid-19 vazhdon të ketë një rol protagonisti në Serie A 20/21. Në ditët e kaosit të tamponëve në shtëpinë e Lazios, e pas njoftimit të pozitivitetit të José Maria Callejon, një tjetër emër i madh i kampionatit italian duhet të ndalet për shkak të virusit: Edin Dzeko. Sulmuesi i Romës ka njoftuar se është pozitiv, në profilin e tij në Instagram e kështu do të humbasë e sigurtë transfertën në Marassi me Genoa e impenjimet me Bosnjën të parashikuara gjatë pauzës.

“Përshëndetje të gjithëve, fatkeqësisht jam pozitiv me Covid19 e sic e dini duhet të respektoj periudhën e karantinës. Dua të qetësoj të gjithë ata që më njohin, fatmirësisht nuk kam simptoma të vecanta. Për disa ditë do të jem i detyruar të qendroj larg shokëve të mi, por me mendje e me zemër do jem me ta, duke filluar nga e djela: daje cuna”, ka shkruar Dzeko në rrjetet sociale.

TOTTI: “EJA TEK UNË!”
Mes shumë komenteve në postimin e boshnjakut në Instagram, spikat ai i Francesco Totti, që i shkruan: “Daje bomber, eja në shtëpinë time. Luajmë unë e ti”. Edhe numri 10, në fakt, në këto ditë po kryen një periudhë karantine në vilën e tij në Torrino, pas zbulimit të pozitivitetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *