• |
ide | kryesore

Greqia në karantinë, frikë për rritjen e numrit të viktimave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grekët kanë vërshuar orët e fundit para karantinës se përgjithshme trejavore mbarëkombëtare tek dyqanet e tregtisë me pakicë. Radhë të gjata janë formuar para qendrave tregtare ku blerësit prisnin me durim ,ndërkohe që edhe në orët e mbrëmjes është regjistruar trafiku më i madh prej Krishtlindjeve të dy viteve të fundit me qytetarët e kryeqytetit që kanë dashur të shfrytëzojnë daljen e tyre nga Athina dhe kthimin ditën e dielë para bllokimit të përgjithshëm.

Ndërkohë specialistët e shëndetësisë dhe organet përkatëse paralajmërojnë se tashme numri më i madh i rasteve regjistrohet tek grupmoshat 19-39 vjeç, ndërsa pritet një rritje e numrit të vdekjeve në ditët e ardhshme nga Covid-19.

Megjithëse numri i përgjithshëm i qytetarëve tanë në 1 milion persona që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë ,mbetet ende i ulët në Greqi i krahasuar me të dhënat evropiane ,nga ana tjetër numri mesatar i grekëve që kanë vdekur brenda një jave ka kaluar shifrën prej 10 personash në ditë dhe për fat të keq presim të rritet në mënyrë dramatike në ditët e ardhshme.

Edhe gjatë ditës së premte Greqia ka regjistruar përsëri numër rekord rastesh, 2448 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 52.254.

Përsëri vendin e parë e mban Selaniku që ndodhet në ditën e 4-të karantinës së plotë me 683 raste dhe më pas vjen Athina me 493 , Larisa me 120 dhe Drama me 100.

Me shqetësim të madh specialistët njoftojnë se numri i të intubuarve ka shkuar tashmë në 196 vetë. Gjithashtu edhe numri i viktimave nga koronavirusi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 715 , prej tyre 14 në 24 orët e fundit.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se ashtu siç janë anuluar gjatë vitit festat kombëtare të 25 Marsit dhe 28 Tetorit apo edhe festimet e Pashkëve, anulohet edhe ceremonia e përkujtimit të përvjetorit të Politeknikumit në 17 Nëntor, çka është pritur me kritika nga grupet e majta dhe partitë opozitare greke./ tch



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *