• |
ide | kryesore

Joe Biden fiton zgjedhjet për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai ka kaluar zyrtarisht 270 votat elektorale të nevojshme për tu zgjedhue President, duke shkuar në 284 vita me fitoren në Pensilvani.

Sipas mediave amerikane, Biden ka fituar fushë-betejën e Pensilvanisë që i siguron mjaft vota elektorale sa për të tejkaluar limitin prej 270 votash elektorale që i duhen për t’u shpallur President.

Priten ende rezultatet e në disa shtete të tjera si Georgia dhe Nevada ku ende vijon numërimi teksa edhe në këto shtete ku sërish Biden është në avantazh.

Trump ka paralajmëruar se i ka fituar zgjedhjet, por ato janë manipuluar, teksa duket se do i çojë me të gjitha gjasat në Gjykatë. Në rast konfirmimi, Biden do të jetë Presidenti i 46-të i SHBA, teksa Trump e mbyll rrugëtimin e tij me vetëm 1 mandat 4-vjeçar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *