• |
ide | kryesore

Martinit edhe në ëndërr i del penalltia e mohuar nga Meta: “Sot mund të flisnim për tjetër ndeshje”

-Instant, Sport



Teuta ka vetëm një pikë, që i rri ngushtë për investimet dhe pretendimet që ka për këtë sezon, e duhet të mos gabojë në këtë ndeshje, për të mos lejuar Tiranën ti shkëputet ndjeshëm që në javët e para të kampionatit. Pikërisht kundër bardhebluve, statistikat e kanë nxjerrë dominues formacionin durrësak në përplasjet e drejtpërdrejta, me vetëm një humbje në 6 ndeshje, nga të cilat dy barazim. Megjithatë, Martini nuk i beson shifrave, edhe pse shpreson ti përsërisë: “Kjo është njëra anë e mëdaljes – tha Martini – tjetra është se është një sezon i ri, me skuadrat që kanë ndryshuar. Ne do të përpiqemi të bëjmë mirë, si në sezonin e kaluar me ato tre fitore radhazi”.

Teuta duhet të përligjë pretendimet e saj në një sfidë me kampionët në fuqi të Tiranës, pasi e nisi jo në mënyrën e duhur kampionatin e frenuar në shtëpi nga Skënderbeu. Tekniku i durrsakëve, Edi Martini, nuk e ka harruar ende këtë gjysëm hap fals në start, që shpreson të rikuperojë në një përballje kundër një kundërshtari direkt, ndërsa nuk ka ngurruar ti mëshojë në konferencën për shtyp, atij 11 metërshi të mohuar, që mund ta kishte cuar në sfidën me bardheblutë me tjetër moral: “Nuk luajtëm si duhej, edhe pse e filluam mirë, kishim shumë pasiguri – tha Martini -. Pasatj ajo penallti mund ta kishte ndryshuar gjithcka dhe sot mund të flisnim për një tjetër ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *