• |
ide | kryesore

Policia shpall në kërkim babanë e deputetit nga lista e LSI

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 61-vjeçarin Selim Qama, babanë e deputetit Klajdi Qama, në vazhdën e goditjes së veprimtarisë së paligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në Malin e Tomorit.

Policia ka njoftuar sot se ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit A. B, 34 vjeç, me arrest shtëpie në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k si dhe ka shpallur në kërkim 61 vjeçarin me banim në Tiranë si administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.



1 Comment

  1. KETA MIRE QE NUK KANE ME TURP POR NUK KANE ME FRIKE AS ZOTIN . AI ESHTE MAL I SHENJTE O HAJVANER NJEREZ . KY KA KOHE QE VEPRON KESHTU , MERRENI PLASENI BRENDA DHE HIDHJANI ÇELSAT NE DET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *