• |
ide | kryesore

Profesioni dhe martesa e mëparshme/ Kjo është Zonja e re e Parë e Amerikës (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Xho Bajden, i zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i martuar me Xhill Bajden (Jill Biden), e cila tashmë pritet të jetë Zonja e Parë e Amerikës.

Sikurse bashkëshorti i saj, edhe Xhill kishte një martesë të mëparshme. Ajo ka qenë martuar me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kurorë në shkurt të vitit 1970 dhe u divorcuan në vitin 1975.

Me Xho Bajdenin, ajo është e martuar prej vitit 1977. Xhill Biden ka ushtruar profesionin e mësueses përgjatë jetës së saj.

 

Ish zv.Presidenti në vitet e Obamës është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të fortë Donald Trump, i cili garonte për një mandat të dytë. ©Lapsi.al 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *