• |
ide | kryesore

Raporti që çoi Thaçin në Hagë/ Përplasje dhe akuza të ashpra mes Ramës dhe Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përplasje Rama – Meta për raportin e Dick Martyt në Këshillin e Europës, raport mbi të cilin ngrihen akuzat që bënë një pjesë të kupolës politike të Kosovës të shoqërohet për gjykim ndërkombëtar për krime kundër njeriut.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një postim në rrjetet sociale, presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, me pyetjen përse e kanë votuar pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës.

Ndërsa kreut të PD, Lulzim Basha, i drejtohet me pyetjen nëse ka  gjë për të thënë mbi këtë çështje.

Në një postim në Tëitter, Rama shkruan:

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS??” 

Nga Presidenca reagon zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi. Ky i fundit ftoi Ramën të dalë në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar që të marrë përgjigjen sy më sy.

Po ashtu Presidenca pyet Ramën se kush e urdhëroi të padiste Ramush Haradinajn për shpifje dhe pse nuk shkoi në gjyq me të.

Gjithë ky debat ka filluar pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit që janë tashmë në paraburgimin e Hagës. Zëra opozitarë kanë akuzuar Ramën se e ka çuar Thaçin në Hagë duke e akuzuar si bashkëpuntor i Vuçiçit, por ky i fundit ka mbështetur me deklarata luftën e UÇK si dhe ka dalë kundër procesit gjyqësor të hapur ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Sot ai ka shtruar disa pyetje, kryesisht Berishës e Metës se pse votuan pro raportit të Dick Marty në të cilin flitej për krime lufte nga UÇK, por Presidenca preferon mos përgjigjet duke e ftuar në përballje me Metën.

“Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.
E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.
Sa për mufkat që lëshon nga Tëitter-i, as meritojnë përgjigje.
Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?
Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?
Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:
1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!
2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!
3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!” – shkruan Blushi në Facebook.

Rama nuk vonoi të flasë sërish. Kryeministri i tha Metës se dielli s’mbulohet me shoshë dhe as e vërteta me lehje e me dehje, por Presidenti duhet t’i shpjegojë popullit pse e votoi pro raportin në Këshillin e Europës.

Po ashtu kryeministri këshillon Metën mos e lëshojë gjuhën jashtë kontrollit sepse turpëron keq dëshmorët për të cilët pretendon se i do.

|Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)” – shkruan ai. ©LAPSI.AL 

 



5 Comments

  1. Sa bie pak qetesi Meta,Rama I ndez fitilin hahaha duket Kemplet qarte se e ka vetem strategji electorate te mbaj lart tensionin me Meten dhe per ta zbehur e lene ne hije Bashen.Keshtu do jete deri ne zgjedhje me Ramen e Meten, mos u surprizoni.

    1. cfaredo isoje te mbajne, pytjes PSE e Votuan si Meta dhe Berisha duhet ti pergjigjen…. Kollaj te jesh mbrojtes i kombit me fjale…

  2. Une nuk pres tjeter nga nje qen rrugesh si ky doç i perveç se tymin de leshon per te mbumuat ndyresite mbarekombetare qe ben kunder shqiptareve dhe hyper vjedhjet, per ti bête njerezit te vdesin nga urija.. Qellim final i te shkerdhyerit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *